Martini: “Llogaritë në… fund”

Prag sfida Kukësi-Teuta në 20:45 në ‘Elbasan Arena’. Flet Edi Martini.

Teuta e di mirë se rruga për në Europë apo te fitimi i kupës së Shqipërisë, kalon nga ‘Kukësi’. Sot në Elbasan, sërish përballja Kukësi-Teuta, por këtë radhë takimi vlen për javën e 33-te të Kategorisë Superiore. Për rëndësinë e këtij ballafaqimi në prag të tij, ka folur trajneri i durrsakëve, Edi Martini.

Gjendja e skuadrës është e mirë, përveç Kallakut që ka pasur pak probleme. Besoj se edhe ai do të jetë pjesë e lojës. Dëmtimi është larguar, por ka bërë vetëm pak aerobi. Shpresoj tani të marrim rezultat pozitiv me Kukësin. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Kukësi është një nga ekipet më të mira në Shqipëri. Është ndeshje e vështirë. Na duhen pikët, sikurse edhe atyre. Do jetë një ndeshje bukur, për mendimin tim.

Katër lojtarë që na kanë ardhur në fund. Veç gjendjes fizike që është e rëndësishme, harmonia është shumë e rëndësishme. U jap merita lojtarëve me eksperiencë, që janë shkrirë edhe me të rinjtë dhe po marrim rezultate. Pikët i kemi lënë me ekipet më të dobëta. Gjithsesi kemi kompensuar pikët e lëna me të mëdhatë. Normal më dhembin ato pikë të lëna, edhe tani që po flas këtu. Por kështu është futbolli.

Do i bëjmë hyzmetin lojës tonë. Kemi grup të reduktuar me lojtarë, pasi edhe kalendari është i ngjeshur. Do luftojmë nga njëra ndeshje në tjetër. Llogaritë bëhen në fund, nuk mund të rrimë të qetë pa e arritur objektivin matematikisht”, u shpreh trajneri shkodran i Teutës, Edi Martini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!