Përse luan Partizani?

Federata konfirmon: Partizani-Tirana do të luhet sipas programit.

Do të luhet sot në ‘Air Albania Stadium’ (20:45) derbi numër 158 mes Partizanit dhe Tiranës.

Një vit më parë në derbin numër 154, Skënder Gega asokohe trajner i Partizanit, së bashku me kapitenin, portierin Hoxha, dilnin në konferencë shtypi dhe ftonin popullin e kuq për të mbushur ‘Selman Stërmasin’.

E thjeshtë. Thirrja përkonte me mundësinë për tu shpallur kampion pikërisht ndaj bardhebluve. Ia dolën…

Sot:

Tirana një javë më parë nuk arriti të bëhëj gati për të festuar në derbi. E mundi Kukësi (1-2) dhe diferenca tani e reduktuar në 6 pikë. Për të mos thënë se skuadrës bardheblu, i duhen deomos 7 pikë për tu shpallur kampionë. Gjithnjë nëse Kukësi hipotetikisht i fiton të gjitha…

Po Partizani?

Me e drobitur se kurrë. Skuadra e ka humbur fillin dhe në derë, i janë ulur një mal me halle. Me titullin e dorzuar, Partizani thuajse dështon edhe për të shkuar në europë. Por e keqja më e madhe ka të bëjë me COVID-19 teksa si askënd tjetër në kampionatin shqiptar, ka goditur të kuqtë. 5 futbollistë të konfirmuar e kanë vënë klubin përballë një ‘muri’ mjaft të lartë…

Rregullorja dhe rasti Rostov:

Kur u përpilua rregullorja mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe FSHF-së për protokollin e rifillimit të aktivitetëve futbollistike, u shkruajt se nëse një sportisrt apo disa të tillë preken nga koronavirusi famëkeq, ata izolohen dhe gara vijon.

Pak javë më parë në kampionatin rus, Rostov skuadra e elitës u infektua e gjitha dhe klubi u paraqit ndaj Soçit me lojtarë të moshës 16-19 vjeç duke u mundur 10-1. Skudarat kishin motiv…

Po Partizani për çfarë luan ndërsa ska në krah as tifozë…?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!