Luftëtari, mision i vështirë ndaj Laçit


Bluzinjtë të shpërfytyruar pas rifillimit të Kategorsë Superiore. Nesër në 17:45, transferta me bardhezinjtë kurbinas.

Luftëtari i Gjirokastrës për rekord negativ pas pandemisë. Skudra e Novit pas atij goli të pësuar në minutën e 95-të ndaj Kukësit në 03 qershor, duket se i dha fund përfundimisht betejës për pikë në Kategorinë Superiore të këtij sezoni.

Pasqyrimi negativ në tregues, u pasua me humbjet me Tiranën 0-5, Partizanin 8-1, Teutën 1-5, Flamurtarin 6-1 dhe së fundi atë me Vllazninë në shtëpi 0-1.

Nesër, skuadra gjirokastrite, do jetë mysafire ne Kurbin ndërsa e pret Laçi. Edhe pse Novi ka lëshuar thirrjen për tu paraqitur me dinjitet, sërish duket se kjo skuadër, e ka humbur shkëlqimin e edicionëve të fundit.

Pavarësisht se Arlis Shala, Enes Isufi, Arbër Mehmetllari, Aldrit Oshafi dhe Redon Dragoshi ftohen në “zborin” e Kombëtares kuqezi. Luftëtari me verdiktin e kalimit edicionin e radhës në Kategori të Parë. Zhgënjyese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!