“Endërroj Kristiano Ronaldon te Marseja”

● Ideja shokuese të një sipërmarrësi franko-tunizian që përkon të blejë klubin francez, që sytë i ka te ylli portugez të Juventusit

Sipërmarrësi franko-tunizian Mohamed Ayachi Ajroudi është mjaft afër blerjes së klubit francez Olimpik Marsejës. Dhe ambiciet e tij janë të mëdha, që shumëkush i quan edhe utopira…

“A ëndërroj blerjen e Kristiano Ronaldos? Në jetë gjithçka është e mundur, është një ëndërr që më emocionon”, ka deklaruar ai në intervistë për gazetën franceze ‘Le Figaro’.

“Kristiano Ronaldo, – vazhdon Ajroudi, – më pëlqen për respektin që tregon, disiplinën e tij të veçantë dhe shpirtin e madh të sakrificës, me të cilin ai bën punën e tij”.

Në Ligue 1, që u mbyll në muajin mars pas shpërthimit të pandemisë globale të koronavirusit, Olimpik Marseja përfundoi e dyta, pas Paris SG, që u shpall kampione në Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!