Paris SG, nesër një miqësore me publik…

Për herë të parë që nga rifillimi i futbollit pas pandemisë, një skuadër që i përket 5 ligave më të forta të Europës (Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë) do të zhvillojë një ndeshje me tifozë.

Kjo do të ndodhë nesër në Le Havre, ku kampionët e Paris SG, do të përballet me skuadrën vendase, e cila luan në Ligue 2.

Për këtë miqësore, janë hedhur në shitje 4,500 bileta, maksimumi i lejuar dhe gati një e pesta e stadiumit “Oqean”, i cili ka kapacitet 25.177 vende. Biletat për miqësoren u shitën në rreth dhjetë minuta.

Pritja për skuadrën e Paris SG është tepër e gjatë, duke patur parasysh që kampionati në Francë është mbyllur. Ky test për kampionët parizienë ishte i nevojshëm, në prag dy finaleve: kupës së Francës dhe asaj të Ligës, të planifikuara për t’u zhvilluar më 24 dhe 31 korrik. Pastaj sfida për Champions League, ku do të përballen me Atalantën.

Në radhët e Paris SG nuk do të jetë Kavani, i cili ka vendosur të mos e zgjasë kontratën dhe tani është në Uruguaji, duke pritur të nënshkruajë marrëveshjen të re. Gjithashtu, mendohet se trajneri Tuchel ka ndërmend të mos e aktivizojë edhe Kilian Mbapen, me qëllim që ta ruajë nga dëmtimet e mundshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!