Berisha, nis aventurën në Ligue 1 me Reims

Valon Berisha është bashkuar dhe do të jetë pjesë e skuadrës franceze Reims, e cila ka fituar të drejtën për të konkurruar në Europa League sezonin e ardhshëm. Nuk jepen detajet financiare të këtij transaksioni, ndërkohë që media feranceze përmend shumën prej 5 milionë eurosh.

Mesfushori 27-vjeçar Berisha, ishte një lojtar i huazuar nga Lacio te Fortuna Dysendorf, skuadër, e cila nuk mundi të përballonte garën në Bundesligë dhe në përfundim të sezonin, u detyrua të zbresë nga kategoria.

Në radhët e skuadrës franceze të Reimsit, mesfushori Valon Berisha, do të gjejë dhe do të bashkohet edhe me sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili aktivizohet prej kohësh në këtë skuadër të Ligue 1 të futbollit francez.

Kosovari ka nënshkruar kontratën dhe është prezantuar si blerja më e re e klubit francez. Pas Viking në Suedi, Salzburg në Austri, Lacios në Itali dhe Fortuna Dysendorfit në Gjermani, në karrierën e mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës Valon Berisha, rregjistrohet edhe skuadra e Reimsit, ku ai do të luajë me numrin e preferuar 14.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!