Kukësi-Teuta dueli i parë në Elbasan pa gola

Kupa e Shqipërisë turi gjysmëfinal në ‘Elbasan Arena’: Kukësi-Teuta 0-0

Ka nisur në 20:45 gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’ mes Kukësit dhe Teutës së Durrësit.

Me probleme Kukësi i Orges Shehit. Abazaj ka ndier shqetësime përpara takimit dhe mbetet në stol ndërsa pas 7-8 minutave lojë sulmuesi kryesor verilindor Vasil Shkurtaj dëmtohet dhe del jashtë loje.

Teuta edhe pse fillimisht ndjen presionin e vendasëve, nis të shohë përpara. Kallaku ecën me fantazi dhe nis të shpërndajë topa në krahë. Për të kulmuar në pjesën e dytë aty ku durrsakët kanë në rast të artë për të shënuar. Është sërish Kallaku që rrëmben një top në hyrje të zonës dhe filtron në zonë për L.Vilën.

Numri 99 provon me të djathtën por portieri Xhika bën mrekullinë duke evituar golin. Në fund 0-0 që më së shumti favorizon Kukësin. Në të kthimit me 15 korrik, çdo barazim me gola dërgon Kukësin në finale. Për Teutën vlen fitorja…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!