Teleteksti i mbrëmjes…

727: Espanjol pas 26 viteve në La Liga, largohet 3 javë nga fundi për në Secunda Division. E mund Barcelona 1-0.

727: Ish- futbollisti i Kombëtares kuqezi Burim Kukeli edhe pse në aktivitet sportiv në Zvicër (36 vjeç), po ndjek kursin për trajner në Shqipëri. Sot ai deklaroi se një ditë ëndërron të jetë trajner i Shqipërisë.

727: Derbi i Barcelonës mes Barcelonës dhe Espanjolit figuroi fatal për Espanjolin.Këtë radhë, odiseja e pazakontë, me Espanjolin qëpas 26 vitëve,rrëzohet nga La Liga. E bën zyrtarisht Barcelona 1-0. Pak vite më parë ndalte kushurinjtë për ti ‘dhuruar’ Realit kampionatin, sot përcillet nga skuadra e parë e qytetit.

727:Getafe- Vijarreal 1-3 dhe Betis-Osasuna 3-0. Në Secunda Division skuadra shqiptare e Malagas, fitoi 1-0 me Deportivo La Korunjën, duke u larguar nga fundi.

727:Seria A, nisi me Xhenova- Napoli 1-2 dhe Fiorentina- Kaljari 0-0. Roma- Parma 2-1, Atalanta- Sampdoria 2-0, Bolonja- Sasuolo 1-2 dhe Torino- Breshia 3-1.

727:Në Premier League, Siti rikthehet te goleadat. Mund 5-0 Njukasëllin. Shefild Utd- Volves 1-0 ndërsa Uest Hem- Bërnli 0-1. Brajton- Liverpul 1-3.

727: Incidentet në Gjilan (Gjilani-Prishtina 2-1) u pasuan me të tjera zhvillime. Përpos deklaratave për largim nga Ipko e skuadrës së Dallkut, dhe dhunë ndaj klubit të Prishtinës, flitet për dëmtime masive te dhomat e xhveshjeve ku kryeqyetasit u stacionuan.

727: Armend Dallku për Supersport: “Është një sjellje kriminale, në fillim e arbitrave në fushë dhe më pas e atyre që më hodhën spraj në sy. Unë akoma tani nuk arrij të shoh mirë dhe nuk e kuptova pse duhej përdorur spraj ndaj meje, që po debatoja normalisht me arbitrat. Zoti ua marrtë hakun 10 herë më rëndë atyre që më trajtojnë kështu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!