De Biazi zyrtarizohet te Azerbajxhan, merr Agollin…

Xhani De Biazi kthehet në pankinë. Pasi është shumë afër Iranit në janar, ish-trajneri i Shqipërisë do të stërvisë Azerbajxhanin. Për ta raportuar është federata azere.

Në stafin e tij do të ketë edhe Klaudio Beluçin, ish-sulmues i Bolonjës dhe Sampdorias. Njëkohësisht në stafin teknik do të jetë edhe ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni kuqezi Ansi Agolli, i cili për disa vite ka luajtur në Azerbajxhan.

Trajneri italian, ndërsa arriti të bëjë histori me Shqipërinë duke e dërguar për herë të parë në finalet e një Europiani (2016), pas largimit nga Shqipëria provoi në La Liga me Alaves, por pa mundur të ecë shumë gjatë.

Aventura e re në krye të një kombëtarjeje, pritet me interes jo vetëm nga federata azere, por dhe nga fansat e teknikut italo-shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!