Internacional, kampione e U15…

FC Internacional Tirana u shpall kampione, pasi mundi Apoloninë në shifrat 2-1

U zhvillua sot në “Elbasan Arena” finalja e kampionatit kampionatit kombëtar U-15 mes FC Internacional Tiranës dhe FK Apolonisë së Fierit. Pas një sfide mjaft të bukur FC Internacional Tirana u shpall kampione, pasi mundi Apoloninë në shifrat 2-1

Në ceremoninë e zhvilluar në përfundim të finales, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i dorëzoi trofeun e kampionit djemve të FC Internacional Tirana.

Apolonia vinte në këtë finale si fituese e Grupit B, ndërsa FC Internacional Tirana ka kryesuar bindshëm dhe me meritë Grupin A.

Finalja u ndoq me interes edhe nga stafet e ekipeve kombëtare për të evidentuar gjendjen e lojtarëve të talentuar, të cilët aktivizohen te këto ekipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!