Partizani, dyshohet për COVID-19

Dhjetë ditët e fundit Partizani ka luajtur me Laçin dhe Bylis. Rreziku prevalon më larg…

Te Partizani ka dyshime të forta se dy futbollistë të skuadrës së Sormanit, janë infektuar me COVID-19,- raporton ‘Panorama sport’. Një situatë aspak favorizuese për derbin e së premtes.

Në fakt klubi i Partizanit, ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për të saktësuar situatën. Pritet reagimi dhe nëse zërat për rastet me koronavirus vertetohen, përpos eventualitetit të pezullimit të takimit me Tiranën, masat mund të shkojnë më tej.

Ndoshta mund të shkohet deri në ekstrem nga FSHF dhe ministria e Shëndetësisë, anulim përfundimtar i sezonit me leximin aktual të klasifikimit.

Një ditë më parë fqinjt e Malit të Zi, e ndalen kampionatin duke shpallur Buduçnostin kampion….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!