Teleteksti i mbrëmjes…

727: U luajt sot në ‘Selman Stërmasi’ gjysmëfinalja e dytë e Kategorisë Superiore deri në 19 vjeç mes Laçit dhe Internacional. Fitoi ekipi i Ardi Beharit 0-1. Internacional në finale luan me Apoloninë.

727: Edmond Dosti vijon të inkurajojë skuadrën e tij të zemrës Partizanin. Këtë radhë, Mokja nga Austria, bën thirrje për sukses në derbi me Tiranën.

727: Buduçnost fiton titullin në tavolinë.“Për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19, nuk është e mundur të zhvillohen ngjarje sportive në shumë qytete malazeze”, -ka deklaruar presidenti i federatës malazeze, Dejan Saviçeviç.

727: Real Madrid bën gati ofertën e re për Pol Pogba. Zidan nuk ‘zë’ mend.

727: U mund nga Leçe 2-1, Lacio nis të kafshojë në fushë. Patrik, në versionin ‘Suarez’, kafshoi mbrojtësin e Leçes, Donati.

727: Etrit Halimi ka konfirmuar lajmin, se është njëri nga futbollistët e dyshuar me Covid-19 në radhët e Vushtrrisë. Bashkë me të edhe ekonomisti i klubit.

727: Paolo Maldini nis të dyshojë, pas konfirmimit të teknikut menaxher të ri. “Nuk di nëse Ragnick do ketë vend pune për mua”.

727: Rabio për Juventus në takimin që po luhet në Milano mes Milanit dhe Juves, shënon një gol ‘Alla Maradona’. Shmang gjithë lojtarët dhe mbyll me gol. Të mendosh që ishte i pari personal me bardhezinjtë, teksa me Ronaldon kanë shënuar edhe të dytin për 0-2. Milan përmbys dhe sfida perfundon 4-2 për Milan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!