Disiplina ndëshkime, por edhe falje…
Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka analizuar dhe marrë masat disiplinore për sjelljet e vërejtura në ndeshjet e fundit të Superiores, Kategorisë së Parë, të Dytë, por edhe te futbolli i moshave. Ja dhe masat e marra:
1. KF Luftëtari, në bazë të nenit 12 të KDS,
paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e
përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i
Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
2. Lojtari i KF Vllaznia, Renato Malota, për
sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS
dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
3. Lojtari i Flamurtari FC, Souza De Oliveira Odaildo, për sjellje
josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4
(katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
4. FC Lushnja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të
përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave
disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
5. Lojtari i Vllaznia B, Rigers Sekja, për sjellje josportive ndaj
zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër)
ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. KF Ada, për shkak të aktivizimit të një lojtari i cili ishte i
pezulluar, në bazë të Nenit 53 të KDS i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
7. Lojtari i KF Ada, Valter Perndrecaj, për sulm ndaj zyrtarit të
ndeshjes, në bazë të Neneve 11/1/e, 11/1/f, 38, 39, 48/1/b dhe 55/1 të KDS
përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
8. Lojtari i KF Delvina, Mario Bilo, për pështymje ndaj zyrtarit të
ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/c të KDS dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj
pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. Zyrtari i FC Gramozi, Ilir Qirjako, për sjellje josportive ndaj
kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje
pezullim nga aktiviteti futbollistik.
10. Zyrtari i KF Shkodra U-19, Rudi
Piraniqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/2/a të
KDS dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tirana U-17, Fatjon Muhameti.
Faljen e dënimit pasi nga provat filmike të paraqitura në cilësinë e provës së
re nuk rezulton fajtor.
12. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U-17, Amarildo Karaj.
Faljen e dënimit pasi nga provat filmike të paraqitura në cilësinë e provës së
re nuk rezulton fajtor.
13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Iljas Bega. Pezullimin
e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 32/4/5 të KDS lojtari vendoset
ne provë për një afat 6 muaj dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore
gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.