S’ndalet Drita, 4 pikë më tepër se Prishtina

Me dy ndeshjet e sotme, u mbyll java e 28-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra gjilanase e Dritës ka arritur të fitojë pastër 4-0 në transfertën ndaj Llapit, një skuadër që ka ditur t’i ndalë ‘të mëdhenjtë”. Pas autogolit të  Pefqelit (8’), Rexha (14’), Vucaj (83’) dhe Emini (88’) kanë qenë autorët e golave për skuadrën Dritën, e cila pas këtij rezultati, vazhdon të kryesojë renditjen me 4 pikë më tepër se sa Prishtina.  

Interesante ishte edhe sfida e mbijetesës midis Ferizajt dhe Trepçës ’89. “Minatorët” u “hakmorrët” ndaj vendësve dhe fituan 5-2, në një ndeshje ku nuk munguan tensionet. Halili (68’) dhe Bardhi (84’) u ndëshkuan me karton të kuq. 

Pjesa e parë u mbyll 3-0 për miqtë, ku pas autogolit të Bardhit (18’), Muja (21’) dhe Manaj (33’), ishin autorë të golave. Në fraksionin e dytë të takimit Orana (61’) dhe Hajdareviç (74’) realizuan për Ferizajn, ndërkohë që Jashari me penallti (67’) dhe Ahmeti (90”+3) kompletuan fitoren 5-2 të Trepçës, që gjithsesi vazhdon luftën për mbijetesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!