Ballkani dhe Gjilani, të “pa mëshirshëm”…

U zhvilluan edhe dy takime të javës së 28-të të Ipko Superligës së Kosovës. Në të dy rastet, ashtu si kundër pritej, fituan skuadrat udhëtuese, gjë që nuk solli ndonjë ndryshim në renditje, veç një ngjeshjeje ndoshta të përkohshme, në krye.

Ballkani, edhe pse mysafir, nuk pati mëshirë për Dukagjinin debutues, duke fituar 5-1. Blend Baftiu shënoi tri herë: në të 24’, në të 48’ dhe në të 74’, dy herët e fundit nga pika e bardhë e penalltisë. Pas golit të Krasniqit në të 61-tën, Artur Magani në të 83-tën minutë kompletoi “pokerin” e fitores së suharekasve. Golin e nderit për Dukagjinin e realizoi Merlaku në minutën e fundit të takimit.   

Gjilani ka shënuar një fitore shumë të rendësishme në transfertë, duke mundur 2-0 Feronikelin e Drenasit. Pas golit të Sebino Plakut në minutën e 23-të, Useini në minutën e 62-të fiksoi fitoren 2-0 të skuadrës së Gentian Mezanit. Reagimi i Niklit ishte i pafuqishëm.

Pas këtyre ndeshjeve renditjen vazhdon ta kryesojë Drita me 58 pikë, e ndjekur nga Prishtina me 57, Ballkani me 56, Gjilani me 55 pikë, etj.

Nesër do të luhen edhe dy takimet e fundit të javës së 28-të të Ipko Superligës së Kosovës. Llapi do të presë Dritën, ndërsa Ferizaj do të përballet në shtëpi me Trepçën 89.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!