Kërnaja: ‘Dinamo dominoi, rikthehem në timon’

Analiza e trajnerit ekspert të Kategorisë së Parë.

E ndoqi me vëmendje sfidën Dinamo-Egnatia (1-0). Oltion Kërnaja, trajneri që i dha dy trofe në inferiore Tërbunit të Pukës, çuditërisht la në mes stolin e pukjanëve…

Edhe pse në një pozicion komod në tabelë. Përgatit një skuadër moshash në kryeqytet por nuk lë pa ndjekur kryesisht Kategorinë e Parë. Në ‘zonën’ e tij të preferuar teksa njeh me detaje gjithëçka.

Për ‘Sporti im.al‘, Kërnaja u ndal te një analizë e detajuar e Grupit A:

Po ndiqni Dinamon apo Egnatian në Pezë?

Të dyja. Ne teknikët kur kemi mundësi, shohim dhe hulumtojmë.”

Si e patë takimin?

Një ndeshje e luftuar. Dy skuadra me objektivë të qartë. Dinamon vetëm fitorja e mbante në lojë. Rezultati foli për ta dhe e gjithë loja ishte për Dinamon.”

Diferencat në pikë te Dinamo- Egnatia?

Mendoj se ka gabuar Dinamo në start.U formua vonë dhe pasojat do të viinin por sot Dinamo ishte shumë lart. Vilfor Hysa si kurrë më parë…Te Dinamo e ardhëshme duhen disa ndyshme. Ka emër të madh dhe vetëm 4-5 futbollistë meritojnë”

Tërbuni, ish-skuadra juaj një javë më parë e ndali Dinamon… shpëton Tërbuni?

Të them të drejtën Tërbuni ka një grup të mirë. I formuar me kujdes gjatë verës së shkuar. Uroj të shpëtojë.Rezultati nuk ishte ai që dha fundi i takimit. Tërbuni dy herë goditi portën. Njëherë me Selenicën në rastin e golit dhe një herë me Dushkun, por ky është futbolli. Dinamo në atë takim, humbi 4-5 raste të pastra goli.”

Pas fitores së Dinamos sot, kush rrezikon në Grupin A, faza play-out?

Fitorja e Dinamos sot dhe ajo e Tërbunit në Shkodër me Veleçikun, e ka konfiguruar ndryshe vendosjen në tabelë. Shoh Veleçikun skuadrën që do zbresë një kategori më poshtë. Këtu kam parasysh jo vetëm gjëndjen e skuadrave të fundit, por dhe kalendarin. Veleçiku mbaron kampionatin një javë para të tjerave. Ka një ndeshje më tepër…”

Kur do e shohim Kërnajën në krye të një skuadre?

Po stërvis një ekip 10-13 vjeç në ‘Dom Bosko’. Rikthimi në stol? Jam shumë i ri për të menduar ndyshe. Këtë muaj mund të marr drejtimin e një skuadre në Kategori të Parë. Kam pasur dy oferta me njërin klub jam shumë pranë. Nuk po e zbuloj…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!