Apolonia, sezonin e ardhshëm në Superiore

Pas Kastriotit në grupin A, është skuadra fierake e Apolonisë në grupin B, e cila ka fituar matematikisht, të drejtën që sezonin e ardhshëm të ngjitet në elitën e futbollin shqiptar, në kampionatin e Superiores.

Kur kanë mbetur edhe dy takimet për t’u zhvilluar, fierakët e Apolonisë kanë fituar 2-1 ndaj myzeqarëve të Lushnjës, duke kryesuar renditjen në grupin B me 49 pikë, 7 më tepër se sa Pogradeci dhe e ndjek nga afër. Gjata (25’) dhe Mihana (64’) ishin autorët e fitores të çmuar të Apolonisë. Goli i Pepës (75’) ishte i pamjaftueshën për t’ia prishur gëzimin fierakëve.  

Në stadiumin “Gjorgji Kuçuku” liqenorët fituan 2-0 ndaj skuadrës kavajase të Besës. Topllari (10’) dhe Shkulaku (53’) ishin autorët e golave të fitores së Pogradecit, të cilët javën e ardhshme do të udhëtojnë drejt Fierit për t’u përballur me Apoloninë. Lufta për vendin e dytë në grup, midis Pogradecit dhe Lushnjës, vazhdon…

Ja dhe rezultatet teknike të dy ndeshjeve të fazës “play-off” në grupin B:

Lushnja-Apolonia 1-2 (Pepa 75’/Gjata 25′, Mihana 64′)

Pogradeci-Besa 2-0 (Topllari 10′, Shkulaku 53′)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!