Dinamo thyen Egnatian, në fund ka tension…

Kategoria e Parë, Play-out: Dinamo- Egnatia 1-0 (59′ Reçi)

Me sakrificë të jashtëzakoshme dhe falë një Vilfor Hysa në një ditë si në ‘rini’, Dinamo e Tiranës, ka mundur sot në Pezë-Helmës Egnatian e Rrogozhinës 1-0.

Në ndeshjen ‘finale’ të grupit A, faza play-out, formacioni blu i dha një shtysë të madhe objektivit për të qëndruar në Kategori të Parë.

Përballë Egnaties, e karikuar në maksimum për të mos humbur, Dinamo shënoi një supergol me mbrojtësin Reçi në të 59′-tën. Më herët, 18 herë kampionët e Shqipërisë, goditen traversën me Qoshkun (19′).

Kthyer te goli, Hysa nga krahu i djathtë luan topin për Qoshkun me mesfushorin që harkon në zonë. Numri 2 i vendasëve Reçi, kërcen me kokë duke e devijuar topin për në krahun e djathtë të portierit Hasanbelli për 1-0.

Në minutat pasues, është Egnatia e cila shton ritmin por rastet më të pastra i ka sërish skuadra ‘italiane’ e Dinamos. Hysa pasi ka humbur një rast në start të takimit, ka dhuruar edhe 4 topa gol në këtë takim.

Një i tillë ishte momenti i minutës së 67-të teksa numri 10 (Hysa), bën ‘çorap’ mbrojtjen dhe nxjerr të lirë Çelikun në shtyllë të dytë. Duart në kokë te kampi blu. Rast ideal për 2-0.

Më pas, loja që kontrollohet nga miqtë. Madje në një moment, Egnatia pretendoi për 11 m, por Orlando Kuka, i gjëndur fare pranë aksionit, vijoji lojën. Pas 4 minutave shtesë vjen fundi i ndeshjes me Dinamon në festë.

Incidenti:

Pas sinjalizimit të gjyqtrait Kuka për fundin e takimit, portieri i Egnatias Hasanbelli, ka sulmuar njërin nga futbollistët blu por pa arritur ta godasë. Në moment, është krijuar një situatë e nderë teksa të dyja kampet u përshtjelluan keq.

Edhe trajneri Kamarata i Dinamos në një sektor tjetër,i shpëtoi për fije një shisheje plastike teksa po festonte me të tijtë. E gjithë skena u ndoq nga delegati i takimit Agim Mone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!