Blof i Interit, Siti bie në Sauthempton…

727: Lacio dje dhe Interi sot, i lehtësojnë rrugën drejt titullit në Seria A. Interi mundet në San Siro nga Bolonja 1-2. Breshia mund Veronën 2-0, Atalanta fiton në Kaljari 0-1, ndërsa Fiorentina pas shumë rezultateve negative triumfon në Tardini me parmën 1-2. Nga ana tjetër Sampdoria i tregon derën e Seria B, SPAL-it duke bërë 3-0. I vetmi takim i barabartë, rezultoi ai mes Udinezës dhe Xhenovas 2-2. Napoli- Roma në mbrëmje 2-1.

727:La Liga nisi me Atletik Bilbao-Real Madrid në 14:00. Vendasit rezistuan për shumë minuta por në fund u dorzuan pas golit të Serxhio Ramos në të 73 me penallti. Osasuna-Getafe 0-0, teksa Espanjol humbi 0-1 me Leganes. Vijarreal-Barcelona 1-4.

727:Premier vijon të habisë gjithnjë. Sot thyhet edhe Siti teksa humb ndaj Sauthemtonit 1-0. kthehet te fitorja Liverpul duke fituar 2-0 me Aston Vilën. barazon Njukasëll 2-2- me Uest Ham ndërsa po barazim 1-1 mbyllet Bërnli-Shefild Utd.

727: Olivera braziliani i Flamurtarit, u shfaq i mërzitur pas kartonit të kuq të marrë në Laçi-Flamurtari. Tha se kartoni ishte disi i ekzagjeruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!