Teleteksti i mbrëmjes

727: Kategoria e Parë nëse zbehet në zonën play-off, ka betejë në fund. Dinamo dhe Elbasani pas shumë javëve, dalin nga zona e rrezikut.

727: Trajnerët Gugash Magani dhe Oltion Kërnaja ndoqën sot supertakimin e Pezës, Dinamo-Egnatia 1-0. Magani tifo për miqtë, Kërnaja për blutë.

727: Junajtid shpartallon 5:2 Buornemurth duke ecur me hap kampioni në Premier. Fitojnë edhe Arsenai, Lesteri, Brajton e Çelsi.

727: Sulmuesi turk i Milanit Çalhanoglu duket se ua ka marrë dorën portierëve kuqezi. Nga i njëjti pozicion i shënoi Berishës në ‘Loro Boriçi’ (Euro 2020) marsin e 2019-tës, kopje sot ndaj Strakoshës në Lacio-Milan 0-3.

727: Lokomotiva Zagreb shpëton nderin në minutën e 89-te, teksa shënon dy gola skuadrës së fundit në Kroaci, Inter Zapresiç për 3-1 final. Asnjë gol ‘shqiptar’.

727: La Liga luajti tri takime: Selta-Betis 1-1, Vajadolid-Alaves 1-0 dhe Granada- Valencia 2-2.

727: Bajerni i Mynihut mundi 4-2 Leverkusenin në finalen e Kupës së Gjermanisë sonte në Berlin.

727: Bufon vendos rekord me prezencat (648) në Seria A, Shezni e komplimenton në profimin e tij: “Fitore e madhe me një sukses në shtëpi. Urime Bufon për rekordin tuaj të jashtëzakonshëm “.

727: Juventus ‘degdis’ Torinon në derbi 4-1. Po për Seria A, Sasuolo kaloi Leçen 4-2. Lacio-Milan përfundoi 0-3 për skuadrën e Piolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!