Tirana U-19, triumfi në Rajonale…

‘Është zhvilluar dje ceremonia e dorëzimit të Kupës për ekipin kampion të kampionatit U-19, që organizohet nga Zyra Rajonale e FSHF-së, Tiranë.

Ish-futbollisti i mirënjohur i Kombëtares shqiptare, Sulejman Demollari i dorëzoi trofeun KF Tiranës së drejtuar nga trajneri Alpin Gallo, që arriti të triumfojë duke mbyllur sezonin në vendin e parë.

Ceremonia u zhvillua në përfundim të ndeshjes FK Tirana-FK Kamza, që u mbyll me fitoren 3-1 të bardhebluve e që u luajt në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamzë.’- shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!