Kokëdhima konfirmon Mergjyshin…

Ngjitja në Superiore e Apolonisë së Fierit ishte lajmi i madh i ditës së djeshme sportive. Skuadra e teknikut Artan Mergjyshi, falë fitores në derbi me Lushnjën në transfertë (1-2), siguroi matematkishit biletën si e para e Grupit B për edicionin e ardhshëm të kampionatit të 82-të kombëtar.

Një sukses, i cili i atribuohet skuadrës, teknikut dhe vetë presidentit Kokëdhima. Të jashtëzakonshëm në fushë. Me një stil organizimi dhe funksionimi të ngjashëm me shkollën dinamovite të viteve të arta, teksa elementi i ri dhe loja teknike, vihen në funksion të qëllimit.

Artan Mergjyshi, diti të ngjisë këtë skuadër në elitë, duke afruar objektivët sezonalë. Ishte vetë presidenti i klubit, Koço Kokëdhima, teksa për RTSH, zbuloi se trajneri i Apolonisë nuk e kishte kusht ngjitjen që këtë edicion.

Kokëdhima përgëzoi skuadrën dhe trajnerin për arritjen, duke konfirmuar zyrtarisht Artan Mergjyshin edhe për vitin tjetër në krye të bardhjeshilëve.

Video: (fetsa e Apolonisë në dhomat e xhveshjes në ‘Roza Haxhiu’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!