“Nuk kam kërkuar 40 mln. për të rinovuar”

Ljuis Hamilton i ka kërkuar Mercedesit 40 milionë paund (rreth 45 milionë euro) që të zgjasë kontratën e tij përtej vitit 2020, shkruan “Daily Mail”. Kërkesa e gjashtë herë kampion i botës, do të ishte një pagë joproporcionale për ekipin anglo-gjerman për të vazhduar lidhjen e tyre në F1, vazhdon tabloidi britanik.

Por menjëherë ka ardhur reagimi. Piloti 35-vjeçar ka mohuar lajmet, përmes profileve të tij në rrjetet sociale. Ljuis Hamilton ka postuar një shënim mjaft të qartë në Instagram:

“Mirëmëngjes. Unë shoh që media vazhdon të flasë për kontratën time të ardhshme dhe cilat do të ishin kërkesat e mia. Unë nuk kam biseduar ende me Toton për këtë. Nuk ka asnjë kërkesë nga unë, negociatat as nuk kanë filluar ende. Prandaj, ju lutem, mjaft me supozime”.

Piloti britanik, para se të fillojë të flasë me Toto Volf për të vendosur se çfarë të bëjnë në vitin 2021, ka si synim të fitojë kupën e shtatë të botës dhe të barazojë rekordin historik të Mikael Shumakerit. Kjo është ëndërra e Lujis Hamiltonit këtë sezon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!