Grand Prix i Austrisë: Asnjë me Covid-19!

Janë kryer mbi 4,000 kontrolle midis pilotëve, mekanikëve dhe stafit të skuderive dhe që të gjithë kanë rezultuar negativë

Një lajm i mirë vjen nga cirkuiti austriak, ku pritet të startojë gara e parë Grand Prix e sezonit 2020, në Formula 1.

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) dhe organizatorët e këtij eventi, kanë sqaruar se, “që nga e premtja e 26 qershorit dhe deri të enjten, më 2 korrik, 4,032 njerëz, përfshirë pilotët, mekanikët dhe stafin e skuderive, janë testuar për Covid-19 dhe asnjë prej tyre nuk rezultuar pozitiv. FIA, nënvizon se rezultatet e testimeve do të bëhen publike çdo 7 ditë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!