Starton Formula 1, Hamilton …

sportiim2

Kampionati botëror në Formula 1 ka rifilluar zyrtarisht në Spielberg të Austrisë sot. Me seancën e parë të provave të lira të Grand Prixit austriak.

Mercedes edhe pas 4 muajve ndërprerje, konfirmon atë që u pa në dy seancat e dimrit në Barcelonë. Janë dy W11-të “totaisht të zeza” me pilotët Luis Hamilton dhe Valteri Botas në krye të renditjes së një raundi të garuar nën një qiell ku nuk munguan pikat e shiut.

Duket qartë se dhe në këtë edicion të ri, britaniku Luis Hamilton do të tentojë fort titullin e tij të shtatë. Aq sa ka rekordin Majkell Shumaker i cili që pas aksidentit me ski në 2013-tën dergjet në shtrat.

Kampioni në fuqi ishte me i shpejti ndërsa pas tij u radhit shoku i skuadres Valteri Botas.

Maks Verstapen holandezi që ka fituar dy herë në këtë pistë u rendit i treti. Ferrai me Leklerk (+1.103), i dhjeti dhe Sebastian Fetel i 12-ti (+1.261) shumë larg pritshërive.

Black, on track, and maximum attack! 🔥

— Formula 1 (@F1)How about that new-look@MercedesAMGF1W11 in action? 😍#AustrianGP🇦🇹#F1pic.twitter.com/YgNdG6Bp7QJuly 3, 2020

?>