Prishtina tri pikë me vuajtje, ndalet Flamurtari…

Në fund të takimit, pati tension mes dy skuadrave ndërsa nuk munguan përplasjet.

Në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina vuan por në fund i gëzohet tri pikëve ndaj Drenicës. Rezultati 1-0, erdhi në minutë të fundit ndaj Drenicës në javën e 28-të në Ipko-s

Pas takimit tekniku Armend Dallku është shprehur se fitoret e tilla e bëjnë ekipin më të bashkuar. Nuk ka lënë pa atakuar gjykimin që sipas tij i ka mohuar një penallti Prishtinës.

Fitoret e tilla në minutë të fundit na bëjnë më të fortë dhe të bashkuar si ekip.Besuam se mund të fitojmë deri në minutë të fundit dhe ja arritëm.

Fitore e rëndësishme por duhet të them se na u mohua një penallti klasike si dhe dy herë u ngrit pozicion jashtë lojë për lojtarët tanë pa arsye. Në këtë fazë të kampionatit gabime të tilla nuk duhet të ndodhin” – tha dallku pas ndeshjes.

Ndërkaq ka befasuar Flamurtari i Prishtinës në sfidën e luajtur më herët në fushën e Vushtrrisë. Edhe pse vendasit janë të rrëzuar nga Ipko, sërish kanë ndalur kuqezinjtë e Prishtinës 2-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!