Rikthehet Spadafora: Do ndjek derbin e Napolit

Ministri i Spotit në Itali, Spadafora tregon se ka dhënë leje për sportet e tjera. Rikthimi Beneventos në Seria A? Pres të shoh derbin me Napolin’
“Jam vërtet i lumtur për promovimin e Benevento në Serie A. Një arritje e merituar, ndërsa kanë mbetur ende 7 javë deri në fund të kampionatit. Duke barazuar rekordin e Ascolit “.
Kështu Ministri i Sportit, Vinçenco Spadafora, ‘feston’ promovimi në Serinë A të ekipit Beneventos të stërvitur nga Pipo Inzagi.
Ndërkaq Spadafora, një tifoz i deklaruar i Napolit shton: “Urime dhe mirëseardhje në nivelin më të lartë, shihemi në derbi’
Ndërkaq në Facebook ministri i sporteve shkruan se ka miratuar lejen për të luajtur ndeshje edhe në kalçeto. “Në Lombardi ndeshjet do të rikuperohet nga 10 korriku.
Shpresoj që rregullat e reja rajonale do të arrijnë sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo nuk varet nga unë. Rajonet mund të fillojnë të japin dritën jeshile duke marrë një përgjegjësi të rëndësishme siç kam marrë unë”.