“Tërmet” te Livorno, largohen 18 lojtarë…

Befasi te skuadra e Livornos, që militon në Seria B. Pas stërvitjes së paradites, të gjithë futbollistëve që u kishte përfunduar kontrata apo ishin të huazuar, janë larguar nga qendra sportive e klubit.

Ata nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit Antonio Filipini, duke filluar nga nesër. Presidenti Spineli nuk u ka rinovuar kontratat 18 futbollistëve të klubit të tij.

Për ndeshjen e radhës kampionat, asaj kundër Trapanit për javën e 32-të në Seria B, trajneri breshian do të mbështetet vetëm te lojtarët që kanë kontrata shumëvjeçare.

Më saktë, në dispozicion të tij do të jenë vetëm 8 lojtarë, të cilëve në mënyrë të pashmangshme do t’u shtohen futbollistë nga të rinjtë, për të plotësuar skuadrën në fushë, por edhe në stol.

Skuadra e Livornos ka zbritur nga kategoria. Ajo renditet në vendin e 20-të në Serinë B, me 8 pikë më pak se Trapani, që renditet e parafundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!