Milanin e “ndihmon” Vikari, fiton Verona…

Seria A mjaft dramatike me takimet e ditës së sotme. Fillimisht Inter shpartallon 6-0 Breshian me Lukakun që futet në lojë pjesën e dytë në vend të Martinez. Bolonja- Kaljari 1-1.
Në mbrëmje Milan gjëndet në vështirësi teksa SPAL kryeson deri në 2-0 gjatë pjesës së parë. Edhe pse me një lojtar më pak, vendasit ditën të ruajnë gjatë avantzhin duke thyer gjithë pritshmëritë e skuadrës së Piolit në ikje. Në të 80- shkurton shifrat Leao për 1-2 teksa në të 94′ Vikari shënon një autogol klasik për 2-2.
Verona mbyll pjesën e parë me Parmen 1-1 teksa në të dytën shënohen dhe 3 gola të tjerë për 3-2 final në favor të Hellas Veronës.
Zhgënjen Fiorentina me Riberi e Kieza në fushë. Rezultati 1-3 për Sasuolën, mbyll çdo diskutim për vjollcët në krizë.
Një tjetër sfidë me shenjë 2, ishte ajo mes Leçes dhe Sampdorias.
Seria A, java e 29:
Inter- Breshia 6-0
Bolonja-Kaljari 1-1
Verona-Parma 3-2
Leçe-Sampdoria 1-2
SPAL-Milan 2-2
Fiorentina-Sasuolo 1-3