Kukësi presion kreut, Vllaznia nuk…’është’

Kategoria Superiore java e 31: Kukësi-Bylis 1-0 (Shkurtaj pen 38′): Vllaznia- Teuta 0-3 (Kallaku (p) 15′, Lorenco Vila 83′, Aleksi (p) 85′)

Kukësi mban ritmin duke fituar sot ndaj Bylis 1-0 e shtuar presionin te Tirana e cila në këto çaste po mundet në Korçë 1-0 nga Skënderbeu. Një gol i Shkurtajt nga pika e penalltisë ju ka mjaftuar verilindorëve për të marrë tri pikë të vyera.

Në ndeshjen tjetër të orsë 17.00 në ‘Loro Boriçi’ Vllaznia ka zhgënjyer totalisht teksa mundet thellë nga Teuta 0-3.

Kallaku në të 15-tën me penallti dhe dy gola të tjerë në fund të takimit nga Lorenco Vila dhe Aleksi po me penallti, i kanë vënë kapakun synimëve të shkodranëve për të dalë nga zona e rrezikshme.

Ndërkaq ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës ndërsa luhet minuta 30′, gjëndet 1-0 për vendasit me gol të shënuar nga E. Mensah në të 9′-tën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!