Tirana kalon, Skënderbeu vuan ‘fizikisht’

Kategoria Superiore, java e 31: Skënderbeu-Tirana 1-2 (Mensah 9’/ Ngo 71′, 77′)

Bardheblutë me një dorë te trofeu numër 25. Në sfidën e sotme luajtur në Korçë me Skënderbeun, skuadra e Tiranës fitoi me përmbysje në shifrat 1-2. Në fraksionin e parë Mensah kaloi përpara bardhekuqtë, ndërsa në të dytën sfida mori tjetër rrjedhë dhe miqtë arritën dy herë te goli.

Tirana kalon pengesën kryesore të kësaj faze, pasi javën e ardhëshme do të ketë përballjen direkte me Kukësin e vendit të dytë (9 pikë prapa). Me Dokën dhe Bathën jashtë liste prej kartonëve, skuadra e Egbosë do duhet të ribehët.

Daja:

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja është shfaqur mjaft i nervozuar në konferencën për shtyp dhënë në Supersport. Nuk dihet nëse tekniku më i mirë i dekadës së fundit në Superiore ka qënë i tillë që para takimit, apo e pa të tepërt pyetjen që e lidhte hipotetikisht me Shkëndjën e Tetovës. Një gjë u pa qartë: 54-vjeçari edhe në rastin e shënimit të golit nga Mensah, nuk festoi…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!