Barushi: Na vodhën gjyqtarët…

Barazimi me Tërbunin (1-1) në betejen për të mos u rrëzuar nga Kategoria e Parë, i ka prishur planet e klubit të Dinamos.

Nëse dje në Pezë, pati ankesa nga Tërbuni, pas ndeshjes zyrtari i bluve Barushi, ka folur në emër të klubit kryeqytetas, duke heshur hije dyshimi mbi vendimet e skuadrës së arbitrimit.

Reagimi i Dinamos:

Në emër të FK Dinamo dhe në cilësinë e zyrtarit të klubit, e dënojmë me ashpërsi sjelljen tendencioze dhe aspak profesionale të një arbitri në ndeshjen e sotme! Me turpin më të madh dhe si një ish-arbitër e dënoj me ashpërsi këtë maskarade!

Gjatë javës u fol se klubi Blu po ushtronte presion karshi Federatës për arbitrat, akuza të pabaza nga ekipi kundërshtar dhe nga segmente te tjera që mesa duket veprojne me moton “hidh gurin e fshih dorën”, sepse në fushë u pa krejt e kundërta! Nga kartonat e faullat, arbiter që goditet e kërcënohet nga lojtaret, e turpshme, në mes të Tiranes. Kartonat me kursim ndaj ndërhyrjeve të rënda dhe deri tek dënimi qesharak i Kolgegës me karton të kuq. Nuk është hera e parë që Dinamo dënohet nga gjykimi, mos harrojmë që ndeshjen e kaluar me Velecikun, u dënuan me kartona dy lojtarët kryesorë, kapiteni Boçi si dhe sulmuesi kryesor Pontrelli. Kartonat, dua të theksoj jo për ndërhyrje ose faulla teknik!

Nuk është hera e parë që Dinamo dënohet nga gjykimi, ama në këtë fazë delikate të kampionatit, është e turpshme të sulmohemi në këtë menyrë!

Ne i qendrojmë besnikë lojës së bukur e të ndershme në fushë, si dhe kërkojmë më tepër respekt për këtë fanellë legjendare qe ka bërë histori në futbollin Shqiptar. Planet dhe investimet në të ardhmen e afërt nuk mund të shkojnë dëm nga njerëz të papërgjegjshëm, njerëz që po mundohen ta kthejnë futbollin vite pas, pa Fair Play dhe mes aleancash.

FK Dinamo, 18 herë kampione e vendit, e shquar historikisht për Fair Play, kërkon nga instancat përkatëse një reagim të fortë për atë çka ndodh në mes të ditës me diell!

Ermal Barushi

Administrator, FK Dinamo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!