Faza “play-off”: Java e 5-të nuk pati surpriza

U zhvilluan ndeshjet e javës së 5-të të fazës “play-off”, në të dy grupet e Kategorisë së Parë. Rezultatet e arritura nuk sollën ndonjë ndryshim në renditjen e skuadrave, duke e lënë të hapur garën për mbijetesë. Kjo si për grupin A, ku veçanërisht Dinamo, por edhe në grupin B, Elbasani dhe Turbina, vazhdojnë të luftojnë për t’i shpëtuar rënies nga kategoria. Ja dhe përfundimet e arritura në ndeshjet e sotme:

GRUPI A, “play-off”

Dinamo-Tërbuni 1-1 (Hysa 31’/Selenica 74’)

Burreli-Egnatia 2-1 (Santos 63’ (p), 91’/Manushi 88’)

Renditja: Burreli 27 pikë, Egnatia 26, Veleçiku 20, Tërbuni 19, Dinamo 18 pikë.

GRUPI B, “play-off”

Turbina-Iliria 4-0 (Koldashi 7′ (p), 45’, Peqini 82’, Latifi 87’)

Oriku-Devolli 1-0 (Ivani 18′ (a) 

Elbasani-Shënkolli 5-0 (Skënderi 14′, Balla 16′, 44’, Baro 54’, Dushaj 73’) 

Renditja: Oriku 33 pikë, Devolli 28, Iliria 27, Elbasani 25, Turbina 25, Shënkolli 18 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!