Torino i zgjat kontratën… Ujkanit

Në faqen e saj zyrtare, Torino njofton rinovimin e kontratës për dy muajt e ardhshëm për tre lojtarë dhe për trajnerin Moreno Longo.

Mes tyre edhe për portierin shqiptar Sajmir Ujkani i cili përpos portës së kombëtares kuqezi, aktualisht te ‘Demat’, po mbron me sukses edhe kuadratin e dardanëve.

Njoftimi për shtyp:

“Klubi i Futbollit Torino është i kënaqur të njoftojë se ka nënshkruar marrëveshjen me trajnerin Moreno Longo dhe të gjithë stafin teknik dhe me lojtarët Cristian Ansaldi, Lorenzo De Silvestri dhe Samir Ujkani për zgjatjen e kontratave – duke skaduar më 30 qershor – deri më 31 gusht “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!