Nis takimi, Kumbulla drejt Lacios…

Mediat italiane ndjekin axhendën e pronarit të Veronës me destinacion vilën e Lotitos. Në takim edhe Igli Tare…

Igli Tare dhe Lacio kërkojnë të mposhtin konkurencën për Marash Kumbullën nga ekipet e tjera prestigjioze, deri sot me objektiv shqiptarin e Veronës.

Sot në selinë e Lotitos, në ‘Villa San Sebastiano’, mund të konkretizohet parakalimi përfundimtar i Lacios, në duelin paraprak ndaj Interit dhe skuadrave të tjera. Lotito pritet të ofrojë 18 milionë “cash”, dhe 2-3 milionë në formë bonusesh dhe dy lojtarë emrat e të cilëve vërtiten te Lombardi dhe Valon Berisha.

Në fakt, pronari i Hellas Verona, Seti, mbërriti disa minuta më parë në zyrat e presidentit të Lacios.

Pritet një takim me Lotiton, për të diskutuar transferimin e Kumbullës në kryeqytet. Me ta, edhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare i cili mbërriti menjëherë pas Setit -njofton TMW.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!