Ndalin Prishtina e Ballkani, titulli larg…

Ndërlikohet titulli në Ipko. Ai tashmë duket se largon shumë Prishtinën dhe Ballkanin teksa sot nuk ia dolën të fitojnë ndeshjet e tyre. Prishtina e Dallkut por dhe Ballkani i Munishit, barazuan 1-1 në takimet respektive jashtë fushës së tyre: Prishtina ndau pikët me Llapin ndërsa Ballkani me Ferizajn.

Prishinasit në epërsi deri në minutën e 52’ përballë llapjanëve me gol të Januzit, por Mentor Zhdrella balancoi shifrat duke prishur planet e kryeqytetasëve.

Ndërkaq, goli i Prekazit për Ballkanin në të 18-tën u duk se do ti hapte udhë suksesit të dytë radhazi të skuadrës nga Suhareka por Krasniqi, në minutat e fundit, barazoi shifrat për 1-1 final..

Sakaq, edhe Feronikeli-Drenica u mbyll në barazim por ndyshe nga dy të tjerat, këtu nuk pati gola. Ipko uidhëhiqet nga Drita e Gjilanit me 55 pikë, 4 më shumë se ndjekësit.

Rezultate Sot java e 26-të:

Feronikeli- Drenica 0-0

Ferizaj- Ballkani 1-1

Llapi- Prishtina 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!