Drita nuk e ul ritmin, vazhdon drejt titullit…

Java e 26-të e Ipko Superliga e Kosovës nisi sot me tri takime mjaft të rëndësishme. Skuadra debutuese Dukagjini nga Klina, ashtu siç pritej, edhe pse në fushën e saj, nuk qe në gjendje t’i shkaktonte shqetësime skuadrës së Gjilanit, që pas fitores 3-1, vazhdon të pretendojë ende për titullin.

Një tjetër takim, ai mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit, nuk zgjidhi thuajse asgjë në garën për mbijetesë në Ipko Superligën e Kosovës. Barazimi 1-1 i arritur “in extremis” nuk i bën punë asnjërës prej skuadrave.

Skuadra e Dritës e pati mjaft të lehtë fitoren ndaj Vushtrrisë, që thuajse ka zbritur nga Ipko Superliga. Ajo fitoi 4-0, duke vazhduar të ruajë kreun e renditjes në kuotën e 55 pikëve dhe të ruajë epërsinë ndaj Gjilanit dhe Prishtinës që e ndjekin nga afër.

Ja dhe përfundimet e tri ndeshjeve të javës së 26-të:

Dukagjini-Gjilani 1-3 (Kamara 9’/Razak 1’, Shala 7’(a), Hajdari 65’)

Trepça 89-Flamurtari 1-1 (Jashari 90+5’/B.Shala 33’)

Vushtrria-Drita 0-4 (Shabani 1’, Haxhimusa 22’, Fazliu 79’, Rexha 83’ (p)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!