‘Teleteksti’ i mbrëmjes…

727: Real Madrid fiton me Majorkën 2-0. Vinicius dhe S.Ramos autorët e golave. Galaktikët kryesojnë La Liga pas 31 javëve.

727: Futbollisti i Majorkës Luka Romero, bëhet futbollisti më i ri që aktivizohet në La Liga. 15 vjeç e 219 ditë.

727: Trepça 89’ barazoi sot 1-1 me Flamurtarin e Prishtinës. Skuadra nga Mitrovica përmes një postimi në rrjete, ka shprehur pakënaqësinë lidhur me gjykimin e arbitrave.

727: Ylli i Los Angeles Lakers, Avery Bradley ka zgjedhur të mos luajë për Orlandon në NBA (Florida). Mirëqenia e djalit 6-vjeçar, Liam, por dhe familja e tij, janë shkak për tërheqjen. Bradley dhe gruaja e tij Ashley, kanë tre fëmijë. Në play-off, zëvendësohet nga Smith Jr.

727: Pas humbjes me Atalantën, trajneri S. Inzagi ka deklaruar: ‘Ne jemi ekipi i vetëm që luajmë tri ndeshjet e para, çdo tri ditë’.

727: Trajneri i Vllaznisë Hysen Dedja pas eliminimit nga Kupa sot me Teutën 1-0 (2-2) ka thënë: “Me keqardhje Vllaznia duhet të nisë të mendojë për ndeshjen play-out”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!