Apolonia U-19, mund Tiranën U-19 në kryeqytet

Në ‘Selman Stërmasi’ është zhvilluar sot ndeshja mes Tiranës U-19 dhe Apolonisë U-19. Kjo ndeshje ‘play-off’-i, kaloi përmes emocionëve të shumta dhe në fund suksesi i takoi bardhëjeshilëve fierakë që fituan 0-1 me golin e Asllanaj në minutën e 14-të.
Duele të forta në mesfushë por dhe në çcdo sektor tjetër të fushës me ndërhyrje të ashpra tension dhe kartonë të verdhë.
Apolonia e teknikut Edmond Kodra, feston në fund duke harruar protokollin higjeno-sanitar. Formacioni i myzeqesë tani bëhët gati të luajë deri në fund për titullin kampion.