Atalanta bëhet faktor, eviton Lacion me përmbysje

Atalanta u gjënd 0-2 në takimin e mbrëmjes me Lacion e vendit të dytë në Seria A. Por skuadra e Gasperinit, pasi shkurtoi diferencën në fraksionin e parë, shënoi 2 herë në të dytën, duke i dhënë përmasat e një fitorjeje të çmendur vetes.

Edhe ndeshja tjetër në program Roma-Sampdoria rezultoi një ndeshje 2/1. Gabiandini për Samp në pjesën e parë dhe Edin Xheko me dy gola në të dytën për Romën, autorët e golave në ‘Olimpico’.

Pas javës së 27-të Juventus kryeson me 66 pikë. Katër më shumë se Lacio, e cila sot humbi mundësinë për të mbajtur hapur garën për titull.

Seria A sot:

Inter-Sasuolo 3-3

Atalanta-Lacio 3-2

Roma-Sampdoria 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!