Kosova, edhe një shtatore për Fadil Vokrrin

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, sot gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se shtatorja e legjendës dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit, Fadil Vokrrit, pritet të përurohet në fund të tetorit të këtij viti.

Boceti i kësaj shtatoreje që është zbuluar publikisht më 9 qershor, me rastin e 2-vjetorit të ndarjes nga jeta të Fadil Vokrrit, është drejt përfundimit nga ndërmarrja kontraktore Ai do të jetë 3 metra i lartë.

Ministrja Dumoshi, në fjalën e saj, tregoi edhe detaje të tjera të këtij projekti qeveritar.“Ministria e Sportit dhe Kulturës ka parashtruar kërkesë, që parku dhe shtatorja të vendosen te stadiumi i kryeqytetit. Finalizimi i shtatores dhe parkut do të bëhet deri në fund të muajit tetor”,- ka thënë ministrja Dumoshi.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, legjenda Fadil Vokrri, në moshën 57-vjeçare, ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018, pas një ataku kardiak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!