Apolonia U-17, fitues i Grupit B në Kategorinë e Parë
Ndeshja mes dy skuadrave fqinje KF Bylis U-17 – Apolonia U-17, uli siparin e Grupit B në Kategorinë e Parë.
Takimi i zhvilluar në Ballsh përfundoi me rezultatin 2-5 me ekipin fierak që kishte siguruar kryesimin e grupit me diferencë të madhe pikësh me ndjekësen më të afërt.
Në fund të sfidës, u zhvillua ceremonia e rastit ndërsa kupën Apolonisë ia dorëzoi ish-futbollisti dhe trajneri i njohur mallakastriot, Migjen Skënderaj.