Bundesliga në epilog, Verder pranë rrëzimit

Bundesligë u luajt java e 33-të me të gjitha skuadrat në fushë: Një javë nga fundi duket se fizionomia e futbollit elitar gjerman është qartësuar.

Këln-Frankfurt 1-1, Bajern- Frajburg 3-1, Duseldorf- Augsburg 1-1, Hertha -Leverkusen 2-0, Hofenheim- Union Berlin 4-0, Mainz- Verder 3-1, Paderborn-B’Gladbah 1-3, Lajpcig- Dortmund 0-2, Shalke-Volfsburg 1-4. Java e fundit e Bundesligës luhet pas një jave me 27 qershor.

Seria A:

Pas 4 humbjeve radhazi, Torino në ristart të Seria A merr barazimin në shtëpi ndaj Parmës 1-1. Skuadra ‘granada’ pati edhe shansin për ta fituar ndeshjen, por sulmuesi kryesor Beloti humbi një penallti.

Në takimin tjetër, atë të orës 21:45, Verona arriti fitoren e parë 2-1, megjithë përpjekjet e Kaljarit. Të dyja skuadrat e përfunduan takimin me nga 10 futbollistë. Fillimisht Borini për Veronën u larguar me të kuqe në të 36-tën, ndërsa në të 70-tën, Cigarini për Kaljarin mori kartonin e dytë të verdhë, duke balancuar numrin e lojtarëve në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!