Levandovski në histori, 33 gola në 33 javë…

Polaku bëhët lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në një edicion në Bundesligë.
Robert Levandovski futet në historinë e Bundesligës gjermane. 31 vjeçari i përfaqësuesës së Polonisë me karrierë 10 vjeçare në elitën gjermane (4 sezone Dormund, 6 te Bajern) thyen një tjetër rekord personal.
Me titullin e fituar, sulmuesi i Bajern Mynih shënoi edhe dy herë dje kundër Frajburg dhe me 33 gola në 33 javë, u bë lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në një edicion në Bundesligë.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Pierre-Emerick Aubamejang teksa për Borusian e Dortmundit në sezonin 2016-2017 pati arritur te 31 rrjeta personale.