Apolonia për kreun, Besa ‘shënomëni dhe mua…’

Sot supersfida e Kategorisë së Parë në Fier. Grupi B: Apolonia-Lushnja (17:00) në ‘Loni Papuçiu’.

Në fazë vendimtare. Kategoria e Parë këtë edicion, falë një formati të përmirësuar nga FSHF, ka evituar disi llogaritë në ‘tavolinë’, ndërsa shumë skuadra duhet të djerësisin në fushë për të merituar suksesin.

Kryesisht në zonën “play-off” e veçanerisht në Grupin B, pasi te tjetri, Grupi A, Kastrioti vetëm matematika e mban ende në lojë për të mos u lauruar si fituesi ‘verior’ i kësaj lige.

Premisa për t’u kthyer në Kategorinë Superiore, te Grupi B, praktikisht i kanë të gjithë konkurentët. Pogradeci, Apolonia, Lushnja dhe Besa, do të luajnë fort për vendin e parë dhe atë të “play-off”-it.

Ndërkaq, sfida kryesore e këtij grupi do të luhet sot në ‘Loni Papuçiu’. Fitorja e Besës dje ndaj Pogradecit, i ka dhënë mundësi reale fierakëve të Artan Mergjyshit të marrin kreun e grupit. Gjithnjë, nëse fitojnë sot ndaj Lushnjës plot eksperiencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!