Mbrojtësi 20-vjeçar Kalulu, “vishet” kuqezi

Mbrojtësi Pierre Kalulu ka rënë në rrjetat e kuqezinjve të Milanit, pas rekomandimeve të shefit të skautëve, Mokada. 20-vjeçari i talentuar i Olimpikut të Lionit, duket i bindur drejtuesit milanistë për t’u bërë pjesë e skuadrës së tyre kuqezi, sezonin e ardhshëm.

Me këtë lëvizje Milani ka mundur të parakalojë interesat e gjermanëve të Bajern Mynihut dhe të spanjolëve të Sevijës për mbrojtësin e ri të skuadrës franceze.

Tymi i bardhë për këtë marrëveshje ka dalë në shtëpinë kuqezi, ndërkohë që firma së shpejti në kontratë do të zyrtarizojë transferimin e tij në radhët e Milanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!