Juventus në finale, pa gola ndaj Milan

Rifilloi sot me Juventus-Milanin, gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë futbolli në gadishullin Apenin. Pas pak më shumë se tre muaj abstenimi (9 mars), futbolli italian mes dilemave dhe planëve A,B, dhe C, ‘shkelmoi’ topin e shumëpritur.

Në Torino, Juventus favorite nga barazimi 1-1 në të vajtjes, ishte shumë pranë golit të parë me penallti (sinjalizuar nga VAR), por Rolando e përplasi sferën në shtyllë (16′).

Me një futbollist më shumë pasi Rebiç për Milan, doli në të 17-tën jashtë, bardhezinjtë ushtruan presion të vazhdueshëm por pa mundur të shënojnë.

Mbyllet 0-0 dhe Juventus që pret biletën e finales së Kupës e cila do të luhet në datën 17 qershor në Romë. Nesër Napoli-Inter (1-0) në San Paolo (21:00)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!