Diktat bardheblu në Kupë, Kukësi kalon në fund…

Tirana mund lehtësisht Besëlidhjen 5-1. Bie Skënderbeu në Ballsh, ndërsa Vllaznia humb mundësinë për të ruajtur avantazhin me dy gola ndaj Teutës. Apolonia thyhet vetëm në shtesë nga Kukësi.

Grupi A:

Tirana-Besëlidhja 5-1 (Batha 27′ (p), Kale 37′, 67′, Torasa 62′, Sidibe 80′ /Hoxha 12′)

Tirana mundi me përbysje Besëlidhjen në “Selman Stermasi” në të vajtjes së turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Besëlidhja teksa turin e kaluar eliminoi Partizanin, u duk se do të dhuronte surprizën e radhës kur shënoi e para, por shpejt bardheblutë vendosin rendin, duke e kthyer ndeshjen në favor të tyre që në pjesën e parë. Në të dytën e njëjta muzikë, skuadra e Egbosë shënon edhe tri herë të tjera, duke mbyllur 5-1.

Vllaznia-Teuta 2-2 (Zogaj 7′, Hygor 21’/ Kallaku 78′, Kapllani 90′ )

Rikthimi i Dedjes për herë të 4-t në krye të Vllaznisë, përkoi me ndeshjen e parë të Kupës mes Vllaznisë dhe Teutës së Durrësit. Një start i rëndë për vendasit, ndërsa në pjesën e parë shënojnë dy gola. E dyta sheh Teutën e ‘shkundur’ dhe pas një aksioni model, Kallaku arrin të shënojë golin e parë për Teutën. Nuk mjafton që ky gol të kënaqë durrsakët, të cilët në shtesë barazojnë 2-2

Grupi B

Bylis-Skënderbeu 1-0 (Barjamaj 56′ )

Ndeshje delikate në “Adush Muça” mes Bylis dhe Skënderbeut. Vendoset nga një gol në start të fraksionit të dytë nga Bajramaj (56′). Pas takimit vendasit me trajnerin Dovedan, kanë deklaruar se rezultati duhej të ishte më i thellë. Gjithsesi një fitore në shtëpi pa pësuar gol, mjaft pozitiv për skuadrën mallakastriote. “1-0 nuk është asnjë gjë. Kishim shanse për të shënuar 3 gola dhe tani kemi probleme pasi është edhe një ndeshje tjetër”.

Kupa por mos harroni kampionatin… “Ne kemi ndeshjen e radhës me Vllazninë dhe do e marrim seriozisht këtë takim,”- tha Dovedan pas takimit.

Apolonia-Kukësi 1-2 (Ejo 70 ‘ / Kuper 33′, Lulaj 94’)

Sërish në fund. Kukësi fiton në ‘Loni Papuçiu’ të Fierit me një gol të Bruno Lulajt në të 94′-tën. Më parë Kuper u dha avantazhin verilindorëve, ndërsa në pjesën e dytë Ejoh për bardhjeshilët barazoi shifrat në të 70-tën. Një sfidë mjaft e bukur. Kryesisht në fraksionin e dytë. Apolonia u shfaq një grup serioz dhe Mërgjyshi duket se ka bërë punë kolosale me grupin që ka në dispozicion. Kualifkimi tjetër punë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!