Kupa/ Skënderbeu- Bylis, supersfida e së mërkurës…

Kupa e Shqipërisë futet në fazë vendimtare. Të mërkurën zhvillohen takimet e kthimit çerekfinale në katër stadiume sportive.

Sytë katër në ‘Niko Dovana’ dhe në ‘Skënderbeu’ stadium. Në Durrës dhe Korçë, rezultatet e para lënë hapur një biletë për në gjysmëfinale pasi si Teuta -Vllaznia 2-2, dhe Skënderbeu-Bylis 0-1, mbetën të hapura.

Tirana duket se e ka mbyllur çështjen e kualfikimit me Besëlidhjen teksa në të vajtjes, bardheblutë, kanë fituar 5-1. Edhe Kukësi me Apolninë duket se e ka të thjeshtë. Shifrat në favor të formacionit të Shehit 2-1, janë kokëfortë.

Gjithësesi të mërkurën, do të mësohen 4 skuadrat që do ecin më tej. Pas këtij raundi, ka short të lirë.

Kupa e Shqipërisë,Turi çerekfinal, ndeshjet e kthimit:

16:30 Kukësi-Apolonia (2-1) (Asnjënëse)
16:30 Besëlidhja-Tirana (1-5)
16:30 Teuta-Vllaznia (2-2)
19:30 Skënderbeu-Bylis (0-1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!