Berluskoni: ‘Monza synon Seria A’

Skuadra e periferisë së Milanos, është promovuar në Seria B.

Kush ka parë Monzën këtë edicion është argëtuar,”– shprehej presidenti i Monzës, Silvio Berluskoni muaj më parë. Tani festa është e gjitha e tyre, skuadra e periferisë së Milanos është promovuar në Seria B.

Ndërkaq, Silvio Berluskoni vendos një objektiv të ri për Monzën e tij të ngjitur tashmë në Seria B. Presidenti dhe i deleguari Galiani, janë duke synuar edhe më lart.

Jemi të gëzuar, por nuk mund të kemi festime publike,”- thotë presidenti. Seria A? Ne po përgatitemi të bëjmë një sezon të mirë në Serie B dhe jam optimist për mundësinë e fitimit të kampionatit menjëherë. Po mendojmë për 4-5 përforcime .

Ibrahimoviç? Ishte një qëllim i vërtetë si Kaka, atëherë ne duhej të hiqnim dorë për shkak të vështirësive ekstra-futboll. Por në futboll nuk i dihet kurrë …. Daniel Maldini te Monza? “Shpresojmë,”- tha kreu i Monzës për ‘QSVS’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!